BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Varrimi i Xhorxh Flojd është caktuar për të shtunën, bënë të ditur avokatët e familjes

Varrimi i afro-amerikan Xhorxh Flojd, i cili u vra nga policia javën e kaluar, do të mbahet më 9 qershor në Hjuston, në shtetin federal Teksas, komunikuan avokatët e familjes, sipas DPA.

Uashington, 2 qershor 2020 (MIA) – Varrimi i afro-amerikan Xhorxh Flojd, i cili u vra nga policia javën e kaluar, do të mbahet më 9 qershor në Hjuston, në shtetin federal Teksas, komunikuan avokatët e familjes, sipas DPA.

Flojd, 46 vjeç, ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Hjuston. Ai më vonë u transferua në Mineapolis, ku u vra dhe ku të enjten do të mbahet homazhe për të.

Homazhe do të mbahet gjithashtu edhe në Karolinën e Veriut të shtunën, ku ai ka lindur. mb/

Back to top button
Close
Close