0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Varheji optimist se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të reflektojnë në reformat për anëtarësim në BE

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji është optimist se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të reflektojnë në reformat për anëtarësim në BE.

Shkup, 18 shkurt 2020 (MIA) – Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji është optimist se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të reflektojnë në reformat për anëtarësim në BE.

“Dy vendet nuk heqin dorë nga reformat …. dhe do të shihni se ata do të reflektojnë dhe nëse e bëjnë këtë, mund të shihni të bindeni se do të ketë hapje të negociatave”, tha Varheji, duke shtuar se është shumë i inkurajuar nga vizita e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë muajin e kaluar.

Theksoi se “ofrohet anëtarësim, asgjë tjetër”.

Komentet e Varhejit vijnë pasi që presidenti francez Emanuel Makron, i cili në tetor e bllokoi fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, javën e kaluar tha se ka vullnet të japë dritë të gjelbër që dy vendet ballkanike të fillojnë negociata, nëse raportet e KE-së, që priten ditët e para të marsit, janë pozitive për këto dy vende.

Varheji në fillim të këtij muaji propozoi që vendeve-anëtare të BE-së t’i jepet mundësia ta anulojnë ose ta kthejnë procesin e aderimit ose t’i detyrojë vendet kandidate sërish t’i fillojnë negociatat në fusha të caktuara politike. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close