BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Varheji i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të presë mendimin e Komisionit të Venecias për kodin zgjedhor të ndryshuar

Komisionari i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varheji kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë të presë mendimin e Komisionit të Venecias për kodin zgjedhor të ndryshuar pa arritur konsensus.

Tiranë, 26 tetor 2020 (MIA) – Komisionari i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varheji kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë të presë mendimin e Komisionit të Venecias për kodin zgjedhor të ndryshuar pa arritur konsensus.

Presidenti Ilir Meta i kërkoi komisionit mendim mbi këtë çështje pasi nënshkroi dekret të premten me të cilin e ktheu ligjin për rishqyrtim.

Varheji shkroi në Tuiter se Komisioni i Venecias do t’u jepte këshilla me kohë palëve mbi Kodeksin dhe se Kuvendi duhet ta merrte parasysh gjatë rishikimit.

“Besoj se Komisioni i Venecias do të ofrojë këshilla të menjëhershme për palët e interesuara shqiptare për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik. Kuvendi duhet të presë, ta konsiderojë këtë këshillë dhe pastaj ta vendosë në rishikim të ligjit. Po presim zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill të vitit 2021”, shkruan Varheji.

Të njëjtin mesazh për kryeministrin Edi Rama i dërgoi eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë në PE, David Lega.

“Pajtohem me komisionarin e BE-së Varheji. Të presësh për mendimin e Komisionit të Venecias do të ishte qasje demokratike nga Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë”, shkroi Lega në Tuiter.

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë mëngjes se Kodi Zgjedhor, pa asnjë ndryshim, do të kalojë në seancën e ardhshme të Kuvendit, duke shtuar se “askush nuk mund të vërë në dyshim vullnetin e Kuvendit, të paktën Meta”. bs/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close