0_Maqedoni.PortalPolitikëVideo deklaratë

Varheji: Do të vazhdojë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Kam lajme të mira për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai do të vazhdojë dhe do të punojmë edhe më fuqishëm dhe më me ngulm ta realizojmë atë. Patjetër t'i shpejtojmë proceset dhe të vendosim dinamikë, por edhe njëherësh t'i bëjmë më sigurt dhe më të besueshëm për gjithë ne dhe rajonin dhe shtetet anëtare, ka deklaruar komisari për politikë të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim, Oliver Varheji në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski.

Shkup, 15 janar 2020 (MIA) – Kam lajme të mira për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai do të vazhdojë dhe do të punojmë edhe më fuqishëm dhe më me ngulm ta realizojmë atë. Patjetër t’i shpejtojmë proceset dhe të vendosim dinamikë, por edhe njëherësh t’i bëjmë më sigurt dhe më të besueshëm për gjithë ne dhe rajonin dhe shtetet anëtare, ka deklaruar komisari për politikë të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim, Oliver Varheji në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski.

Zgjerimi, ka theksuar Varheji për KE-në e re është prioritet dhe nuk mund të punojë pa ndikim më të madh në rajon.

“Patjetër të punojmë në bazë të vlerësimit se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshëm për fillim të negociatave. Nuk ka ndryshim të atij qëndrimi dhe do të përmbahemi te ai vlerësim parësor se patjetër të fillojmë negociata paraqasëse me këto dy vende. Kjo nënkupton se duhet të kemi vendim pozitiv nga Këshilli i hapjes së negociatave paraqasëse para Samitit në Zagreb”, ka thënë eurokomisari Varheji.

Ai ka thënë se do të kenë shumë punë në muajt e ardhshëm, kur duhet të avancohet procesi i zgjerimit.

“Qasja e re patjetër të jetë e sigurt dhe më e parashikueshme dhe do të duhet të jetë më politik dhe objektiv dhe me dinamikë më të madhe. Këto janë ato ku i bazojmë parimet tona. Parimet duhet të funksionojnë edhe për rajonin dhe vendet tona anëtare. Duam të propozojmë hapje të negociatave paraqasëse që në pranverë, por ajo duhet të vjen bashkë me planin ekonomik për rajonin. Në Samitin në Zagreb shpresoj se do të marrim mbështetje të vendeve anëtare për intensifikimin e pranisë tonë dhe mbylljes së hendekut ekonomik”, ka deklaruar Varheji.

Ai ka shtuar se ka dashur të dërgojë porosi me vizitën e tij në vend e cila është e para në rajon dhe vizitë e parë jashtë BE-së.

“Doja që vizitën e parë t’ia kushtoj Maqedonisë së Veriut e cila ka bërë shumë për anëtarësimin dhe ka reflektuar mbi Marrëveshjen historike të Prespës”, ka thënë Varheji.

Nga ana tjetër, kryeministri teknik Oliver Spasovski ka shprehur pritshmëri se takimet dhe komunikimi me Varhejn do të marrë intensitet pasi siç tha, “hyjmë në periudhë kyçe për realizimin e qëllimit tonë strategjik, anëtarësimin në BE”.

“Shpresojmë dhe me të drejtë presim vendim për fillim të negociatave në muajt e ardhshëm, pas 15 vitesh në dhomën e pritjes me status të shtetit kandidat për anëtarësim”, ka thënë Spasovski.

Pres konferenca u mbajt pas takimit të delegacionit të Drejtorisë për politikë të fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim të BE-së, KE-së, të kryesuar nga Varheji me delegacionin qeveritar ku krahas Spasovskit kanë qenë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministres për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev dhe ministri për Diasporën, Edmond Ademi.

Eurokomisari para kësaj realizoi takim me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa siç është paralajmëruar do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev si dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. fab/

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close