
Dublin, 15 qershor 2020 (MIA) – Kryeministri aktual i Irlandës dhe lideri i Fajn Geal, Leo Varadkar, do ta ndajë pozicionin me liderin e partisë opozitare Fijan Fol, Majkll Martin, kështu që ata do të rrotullohen në pesë vitet e ardhshme.
Më parë, Fiana foll, Fajn Geal dhe Partia e Gjelbër arritën një marrëveshje për krijimin e një qeverie të re të koalicionit.
Palët dëshirojnë të formojnë qeveri të re para përfundimit të qershorit, pasi parlamenti aktualisht nuk është në gjendje të miratojë ligje, duke e përfshirë edhe ligjin për ndihmë prej 5.6 miliardë eurosh, për kompanitë që janë të prekura nga pandemia me Kovid-19.
Zgjedhjet parlamentare në Irlandë u mbajtën në shkurt, por asnjë parti nuk e fitoi shumicën, ndërsa bisedimet e koalicionit u ndërprenë për shkak të pandemisë. ls/shk/