0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Vangelovski ka ruajtur në sirtar rreth tridhjetë lëndë të vjetra

Në momentin e pranim-dorëzimit të funksionit në kabinetin e ish-kryetarit të Gjykatës supreme, Jovo Vangelovski janë hasur rreth tridhjetë lëndë të vjetra të cilat ishin me vendime të sjella, pjesërisht të nënshkruara nga gjykatësit, ndërsa pjesërisht jo. Situatën e tillë e nxora në Sektorin penal dhe më pas edhe në Këshillin penal dhe çdo lëndë në mënyrë të ndarë e shqyrtojmë dhe sollëm vendime adekuate çka të bëhet, sepse lëndët e tilla nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të asaj që ka kaluar një kohë shumë e gjatë, sqaroi sot u.d. kryetari i Gjykatës supreme Faik Arsllani.

Shkup, 22 janar 2020 (MIA) – Në momentin e pranim-dorëzimit të funksionit në kabinetin e ish-kryetarit të Gjykatës supreme, Jovo Vangelovski janë hasur rreth tridhjetë lëndë të vjetra të cilat ishin me vendime të sjella, pjesërisht të nënshkruara nga gjykatësit, ndërsa pjesërisht jo. Situatën e tillë e nxora në Sektorin penal dhe më pas edhe në Këshillin penal dhe çdo lëndë në mënyrë të ndarë e shqyrtojmë dhe sollëm vendime adekuate çka të bëhet, sepse lëndët e tilla nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të asaj që ka kaluar një kohë shumë e gjatë, sqaroi sot u.d. kryetari i Gjykatës supreme Faik Arsllani.

“Këshilli gjyqësor është kompetent të vlerësojë nëse mendon se ka ndonjë lëshim dhe eventualisht të ndërmarrë disa masa. Nuk bëhet fjalë për lëndë arresti, por për lëndë të cilat janë hasur në fazë të punës kryesore të përfunduar”, saktësoi Arsllani.

Lidhur me vendimin e Gjykatës supreme pas ankesës së ish-kryetarit të Gjykatës, Jovo Vangelovski, u.d. kryetari Arsllani tha se me short janë zgjedhur dy këshillat për ankesa në Gjykatës supreme dhe tani më është marrë në punë kjo lëndë.

Theksoi se nuk paraqet problem që një prej anëtarëve të Këshillit gjyqësor tani më ka marrë pjesë në atë procedurë, sepse, ka zëvendës anëtar dhe shtoi se kjo është rregulluar me orar vjetor për punë. fb/

Back to top button
Close
Close