0_Magazinë.PortalKuriozitete

Valixhja bërthamore prezantohet në TV Zvezda në Rusi

 Televizioni rus “Zvezda”, për herë të parë publikoi se si duket një valixhe bërthamore nga brenda. Bëhet fjalë për pajisje me të cilën aktivizohet arma bërthamore.

Moskë, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Televizioni rus “Zvezda”, për herë të parë publikoi se si duket një valixhe bërthamore nga brenda. Bëhet fjalë për pajisje me të cilën aktivizohet arma bërthamore.

“Kujdes në këtë buton për ‘start’- ajo është ngjyrë e bardhë (dhe, jo e kuqe, siç zakonisht mendohet). Kjo valixhe gjendet te oficeri, i cili çdoherë është afër Komandantit Suprem”, sqaron udhëheqësi i emisionit, Aleksej Jegorov.

Njëra prej komponentëve të valixhes është edhe flesh-karta – Ajo është individuale. Siç shprehet Jegorov, ai është njëri prej çelësave që vendoset. Megjithatë, udhëheqësi i emisionit “Zvezda”, tha se detaje tjera të kësaj valixhe nuk do të shqyrtohen.

Ndryshe, ai vërejti se kjo valixhe është e vjetër 50 vite. Por, opinioni tash pati mundësinë të shoh nga afër se si duket. oxh/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close