EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Valë e gripit në Gjermani: Konfirmohen mbi 79.000 raste dhe 130 viktima

Vala e gripit që e goditi Gjermaninë, rezultoi me gjithsej 79.263 raste të konfirmuara në testet laboratorike që nga vjeshta, ndërsa rreth gjysma e tyre në dy javët e fundit. Këtë e bëri të ditur Agjencia Federale Gjermane për Kontroll të Sëmundjeve, lajmëroi DPA.

Berlin, 20 shkurt 2020 (MIA) – Vala e gripit që e goditi Gjermaninë, rezultoi me gjithsej 79.263 raste të konfirmuara në testet laboratorike që nga vjeshta, ndërsa rreth gjysma e tyre në dy javët e fundit. Këtë e bëri të ditur Agjencia Federale Gjermane për Kontroll të Sëmundjeve, lajmëroi DPA.

Sipas raportit të Institutit “Robert Koh” në Berlin, 130 persona kanë vdekur si rezultat i infektimit me virusin e gripit këtë sezon. Gjithsej pothuajse 13.300 persona janë hospitalizuar.

Instituti thekson se rastet e paraqitura kanë qenë vetëm një pjesë e fotografisë.

Në valën e gripit në dimrin e vitit 2017-18, 10 milionë pacientë janë paraqitur te mjekët e tyre amë, thonë nga Instituti.

Spitalet dhe shkollat ishin kryesore për përhapjen e infeksionit, thekson Instituti.

Back to top button
Close
Close