EvropëEvropë.Portal

Vaksina e qendrës ruse “Vektor” nuk ndikon në funksionin riprodhues

Vaksina e dytë ruse kundër Kovid-19, e zhvilluar nga Qendra virologjike-bioteknologjike "Vektor", nuk ndikon në funksionin riprodhues dhe do të jetë efektive kundër formave të mutacionit të koronavirusit të ri, deklaroi sot Aleksandar Rizhikov, kreu i një prej departamenteve të kësaj qendre.

Moskë, 17 shtator 2020 (MIA) – Vaksina e dytë ruse kundër Kovid-19, e zhvilluar nga Qendra virologjike-bioteknologjike “Vektor”, nuk ndikon në funksionin riprodhues dhe do të jetë efektive kundër formave të mutacionit të koronavirusit të ri, deklaroi sot Aleksandar Rizhikov, kreu i një prej departamenteve të kësaj qendre.

Ai shpjegoi se vaksinat peptide, bazuar në platformë të ngjashme me atë në të cilën bazohet vaksina “Vektor” kundër Kovid-19, ishin testuar në kafshë dhe se u zbulua se nuk kishte asnjë efekt në funksionin riprodhues.

Rizhikov, gjithashtu, theksoi se kjo vaksinë shkakton përgjigje imune dhe se do të jetë efektive kundër formave të mutacionit të virusit. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close