0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Vacke: Nuk ka negociata me Mançester Junajted për Sançon

Drejtori ekzekutiv i Borusia Dortmund, Hans-Joakim Vacke deklaroi se deri tani klubi nuk ka marrë kurrfarë oferta nga Mançester Junajted për yllin i tij, Xhejdon Sanço.

Dortmund, 6 gusht 2020 (MIA) – Drejtori ekzekutiv i Borusia Dortmund, Hans-Joakim Vacke deklaroi se deri tani klubi nuk ka marrë kurrfarë oferta nga Mançester Junajted për yllin i tij, Xhejdon Sanço.

Javën e kaluar u përhapën spekulime se dy klubet janë në periudhë të negociatave intensive për nënshkrimin e talentit të ri anglez.

Megjithatë, Vacke i ka qetësuar punët, duke thënë se nuk ka pasur kurrfarë bisedash mes palëve për lojtarin, pa dallim nëse janë të drejtpërdrejta ose përmes ndërmjetësuesve. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close