Tekste origjinale

UT me thirrje drejtuar qytetarëve për vigjilencë dhe zbatim të rekomandimeve

nisur nga të dhënat e fundit të institucioneve shëndetësore – kompetente për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, ndajmë shqetësimin tonë për përkeqësimin, përhapjen dhe rritjen enorme të numrit të të prekurve nga virusi korona.

Të nderuar qytetarë,

nisur nga të dhënat e fundit të institucioneve shëndetësore – kompetente për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, ndajmë shqetësimin tonë për përkeqësimin, përhapjen dhe rritjen enorme të numrit të të prekurve nga virusi korona.

Në këto rrethana tejet shqetësuese për të gjithë ne, apelojmë deri te të gjithë qytetarët e vendit, që të jenë vigjilentë dhe t’i zbatojnë me përpikëri rekomandimet që dalin nga protokollet zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë situatë alarmante, mbajtja e distancës fizike, mbajtja e maskës, higjiena personale, janë të detyrueshme në luftën e përbashkët kundër kësaj pandemie globale.

Po ashtu, injorimi i dezinformatave – “lajmeve” të rrejshme, në këtë periudhë është një tjetër obligim i secilit prej nesh, ndaj, le t’u besojmë vetëm epidemiologëve, infektologëve, të cilët me shumë profesionalizëm, devotshmëri dhe humanizëm ofrojnë ndihmën e tyre për shëndetin publik.

Sot, secili prej nesh mund ta “bëjë” mjekun, nëse vërtetë i përmbahet gjithçkaje që mjekët thonë, sot secili prej nesh “shëron” pacientë vetëm duke mos infektuar të tjerë.

Së bashku kemi kaluar edhe sfida më të vështira në të kaluarën dhe falë sakrificës e përkushtimit ia kemi dalë mbarë, edhe kësaj radhe do t’ia dalim me përgjegjësi dhe angazhim të përbashkët.

Zyra për informim – UT

__________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale  dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Back to top button
Close
Close