BotëBotë.Portal

Ushtria izraelite i vrau të paktën katër palestinezë

Të paktën katër palestinezë janë vrarë në një sulm izraelit në 24 orët e kaluara, ndërsa dhjetëra janë plagosur pas rritjes së tensioneve në Bregun e okupuar Perëndimor.

Jerusalem, 7 shkurt 2020 (MIA) – Të paktën katër palestinezë janë vrarë në një sulm izraelit në 24 orët e kaluara, ndërsa dhjetëra janë plagosur pas rritjes së tensioneve në Bregun e okupuar Perëndimor.

Forcat izraelite dje i vranë dy palestinezë gjatë një demonstrate kundër prishjes së një shtëpie palestineze në Jenin.

Ushtria izraelite kumtoi se është shkatërruar shtëpia e Ahmad Kvanbe, një palestinez që akuzohet se po e ndihmonte Hamasin në Bregun Perëndimor.

Deri tek përshkallëzimi erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Tramp javën e kaluar e paralajmëroi planin paqësor për Lindjen e Afërt, për të cilin analistët thonë se në masë të madhe është i prirur ndaj Izraelit, për të cilin shkak palestinezët e refuzuan.

Plani i Trampit bën thirrje për krijimin e shtetit palestinez me kryeqendër në Jerusalemin Lindor, por nga palestinezët kërkohet t’i pranojnë kushtet që më parë nuk ishin të gatshëm t’i shqyrtonin, siç janë lagjet hebraike në Bregun Perëndimor. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close