BotëBotë.PortalUncategorized

Ushtarët izraelit kanë vrarë tre palestinezë

Ushtarët izraelit kanë vrarë tre palestinezë të cilët ndaj tyre kanë hedhur mjete shpërthyese derisa kanë tentuar ta kalojnë kufirin nga Gaza fqinje, kumtoi ushtria izraelite.

Gazë, 22 janar 2020 (MIA) – Ushtarët izraelit kanë vrarë tre palestinezë të cilët ndaj tyre kanë hedhur mjete shpërthyese derisa kanë tentuar ta kalojnë kufirin nga Gaza fqinje, kumtoi ushtria izraelite.

Armata kumtoi se trupat e kanë rrethuar rajonin në afërsi të pjesës jugore të enklavës bregdetare palestineze, pasi tre personat e dyshuar janë vërejtur si e kalojnë kufirin.

Tani për tani nuk ka koment nga Gaza, e cila është nën komandën e grupit Hamas.

Incidenti është i pari nga përleshjet kufitare në nëntor në të cilën humbën jetën 34 palestinezë, ndërsa u lënduan dhjetëra izraelitë. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close