BotëBotë.Portal

Ushtarë amerikanë me fishekzjarre shkaktuan incident në Korenë e Jugut

Dhjetëra shtetas të huaj, për të cilët supozohet se janë ushtarë amerikanë, të shtunën në mbrëmje i shqetësuan banorët e qytetit bregetar Busan në Korenë e Jugut me fishekzjarre në plazh.

Busan, 6 korrik 2020 (MIA) – Dhjetëra shtetas të huaj, për të cilët supozohet se janë ushtarë amerikanë, të shtunën në mbrëmje i shqetësuan banorët e qytetit bregetar Busan në Korenë e Jugut me fishekzjarre në plazh.

Ata në plazh e festonin Ditën e pavarësisë, për ç’shkak policia duhej të intervenonte dhe të arrestojë disa prej tyre, transmeton Jonhap.

Ushtarët aktivizuan disa fishekzjarre drejt qiellit, e madje edhe drejt qytetarëve, dhe kjo zgjati rreth dy orë, ndërsa policia kumtoi se ka pranuar mbi 70 thirrje nga qytetarë të cilët u shqetësuan nga kjo gjendje, posaçërisht sepse të huajt nuk mbanin maska dhe distancë të nevojshme.

Policia kumtoi se ushtarët amerikanë ndaj qytetarëve hodhën fishekzjarre pa leje dhe i kanë tallur policët, për ç’shkak në qetësim të situatës morën pjesë gjashtë automjete patrulluese.

Edhe përkundër pranisë së policisë, ushtarët nuk ndërprenë fishekzjarret, ndërsa një ushtar rreth të 20-ave, cili hodhi fishekzjarre në drejtim të qytetarëve, u arrestua.

Plazhet në Korenë e Jugut janë hapur sërish për qytetarët, me obligimin që vizitorët të veprojnë në pajtim me masat e vendosura në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close