
Shkup, 23 maj 2020
Më lejoni në emrin tim personal dhe në emër të VMRO-DPMNE-së, të gjithë pjesëtarëve të komunitetit vllah tua uroj festën 23 Maji – Ditën kombëtare të vllahëve.
Kjo ditë e rëndësishme për komunitetin vllah paraqet afirmim të kulturës dhe traditës së tyre.
Kontributi i tyre për ndërtimin e vlerave themelore njerëzore në shoqërinë tonë, por edhe në ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët Maqedoni është shumë i rëndësishëm.
Sot vllahët njëjtë si edhe komunitetet tjera kalojnë nëpër sfida të përbashkëta, pasiguri ekonomike, krizë shëndetësore, pasiguri dhe erozion të vlerave morale të imponuara nga udhëheqësia e papërgjegjshme e shtetit. Pozita e komuniteteve nuk përmirësohet me fjalë të bukura, por me punë, strategji dhe plan konkret.
Festat e tilla le të jenë shkas për angazhim të përbashkët për mirëqenie dhe prosperitet në shtetin tonë.
Me respekt
Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së
_____________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre