BotëBotë.PortalSvet.Slajder

“Uoll Strit Xhërnal”: NATO-ja e shqetësuar për rritjen e aktiviteteve të nëndetëseve ruse në Atlantik

Përfaqësuesit e marinës amerikane dhe të aleatëve njoftuan se Rusia aktualisht po vendos më shumë nëndetëse në plan afatgjatë në pjesë të Oqeanit Atlantik, ku ata mund të paraqesin kërcënim për anijet ushtarake të NATO-s, transmetoi mbrëmë "Uoll Strit Xhërnal".

Uashington, 3 korrik 2020 (MIA) – Përfaqësuesit e marinës amerikane dhe të aleatëve njoftuan se Rusia aktualisht po vendos më shumë nëndetëse në plan afatgjatë në pjesë të Oqeanit Atlantik, ku ata mund të paraqesin kërcënim për anijet ushtarake të NATO-s, transmetoi mbrëmë “Uoll Strit Xhërnal”.

Analistët ushtarakë deklaruan për gazetën se në fund të vitit të kaluar, dhjetë nëndetëse ruse me bazat e tyre të vendosura në brigjet e Arktikut në Rusi, lundruan në perëndim në drejtim të Atlantikut të Veriut. Kjo në vetvete nuk është vetëm demonstrim i forcës së marinës ruse për të mbrojtur territorin e saj, por edhe demonstrim i forcës në Atlantik, thanë ata.

“Kjo është duke u bërë rregullisht, më shumë nëndetëse, madje edhe më larg, në planin afatgjatë”, deklaroi njëri nga bashkëbiseduesit.

Edicioni konkludon se aktivitetet në rritje të Moskës në Atlantik minojnë strategjinë e NATO-s për përforcimin e vendosjes së shpejtë të trupave amerikane për të mbrojtur aleatët e saj evropianë. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close