BotëBotë.PortalSvet.Slajder

UNODC: Pandemia e rritë trafikimin e paligjshëm me drogë

Pandemia me koronavirusin e ri e rritë rrezikun nga trafikimi me drogë, vlerësoi sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara kundër drogës dhe krimit (ANODC).

Vjenë, 25 qershor 2020 (MIA) – Pandemia me koronavirusin e ri e rritë rrezikun nga trafikimi me drogë, vlerësoi sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara kundër drogës dhe krimit (ANODC).

“Personat e varfër dhe të rrezikuar, për shkak të shkallës së rritur të papunësisë dhe mungesës nga mundësitë ekonomike do të mund të kthehen ndaj aktiviteteve të paligjshme lidhur me drogën – prodhimtarinë ose transportin”, theksohet në raportin e UNODC-së.

Drejtoresha ekzekutive e UNODC-së Gada Vali theksoi se pandemia me Kovid-19 dhe ngadalësimi i ekonomisë “kërcënohen që ta keqësojnë rrezikun nga droga, ndërsa sistemet shëndetësore dhe sociale janë në skaj, ndërsa shtetet kanë probleme të luftojnë me këtë”.

Agjencia e KB-së druan edhe se qeveritë do t’i zvogëlojnë buxhetet dedikuar për parandalim dhe kujdes për konsumatorët e narkotikëve, si dhe financimin e luftës ndërkombëtare kundër trafikimit me lëndë narkotike.

UNDOC apelon deri tek shtetet të “tregojnë solidaritet më të madh dhe t’i mbështesin veçanërisht vendet në zhvillim në luftën kundër trafikimit”.

Në vitin 2018 substanca më e shfrytëzuar në[ botë ishte kanabisi me rreth 192 milionë konsumatorë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close