
Dakar, 19 gusht 2020 (MIA) – Unioni Afrikan (UA), sot e pezulloi anëtarësimin e Malit në organizatën si përgjigje ndaj puçit ushtarak të djeshëm dhe rrëzimin e presidentit, Ibrahim Bubakara Kejta.
“Pezullimi do të zgjasë derisa të vendoset rend kushtetues në Mali”, thuhet në kumtesën e UA-së.
Unioni Afrikan gjithashtu kërkoi lirimin e Kejtas dhe zyrtarëve qeveritar të tjerë.
Pjesëtarët e Armatës së Malit, mbrëmë me puç ushtarak e detyruan Kejtan të dorëzonte dorëheqjen. bs/fab