BotëBotë.PortalSvet.Slajder

UNICEF: 800 milion fëmijë në botë nuk kanë kushte në shkolla për t’i larë duart

Në raportin e përbashkët të UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thuhet se më shumë se 800 milion fëmijë në të gjithë botën nuk kanë kushte në shkolla për t'i larë duart.

Nju Jork, 13 gusht 2020 (MIA) – Në raportin e përbashkët të UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thuhet se më shumë se 800 milion fëmijë në të gjithë botën nuk kanë kushte në shkolla për t’i larë duart.

Udhëzimet për vazhdimin e punës së shkollave gjatë pandemisë së koronavirusit të ri theksojnë se është e nevojshme të vendosen masa sanitare dhe higjienike në mënyrë që të zvogëlohen shanset e përhapjes së infeksionit, ndërsa rekomandohet që shkollat ​​të sigurojnë kushte për larje të rregullt të duarve.

Në raportin paralajmërohet se në 60 për qind të vendeve më të goditura nga koronavirusi, shkollat ​​nuk kanë kushte themelore sanitare, ndërsa tre nga katër shkollat ​​nuk kanë pajisje themelore për larje të duarve që nga fillimi i pandemisë, që do të thotë se 818 milion fëmijë në të gjithë botën në shkollat ​​e tyre nuk kanë pajisje themelore për larjen e duarve.

Nga ky numër, 355 milion fëmijë në Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore nuk kanë as ujë, as sapun.

Më shumë se gjysma e fëmijëve të privuar nga mjetet bazë të higjienës jetojnë në Afrikën sub-Sahariane.

Edhe pse gati 70 për qind e shkollave kanë ujë të pijshëm, 584 milion fëmijë në të gjithë botën nuk kanë qasje në ujë të pijshëm në shkollat ​​e tyre – kjo vlen edhe për për Afrikën sub-Sahariane veçanërisht Etiopinë, Nigerinë dhe DR Kongo – ndërsa rreth 350 milion fëmijë nuk kanë fare kushte sanitare në shkollat e tyre, thuhet në kumtesën. ls/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close