BotëBotë.Portal

UNHCR: Tash për tash nuk ka refugjatë dhe azilkërkues të infektuar në Azi

Tash për tash nuk ka raste të konfirmuara të të infektuarve midis refugjatëve dhe azilkërkuesve në Azinë Jugore dhe Juglindore, thekson UNHCR.

Bangkok, 20 mars 2020 (MIA) – Tash për tash nuk ka raste të konfirmuara të të infektuarve midis refugjatëve dhe azilkërkuesve në Azinë Jugore dhe Juglindore, thekson UNHCR.

“Po bashkëpunojmë me partnerë dhe autoritete kombëtare për të mundësuar që kjo popullatë të integrohet në gjithë planifikimin e ndërlidhur me gatishmërinë dhe reagimin ndaj epidemisë,” tha zëdhënësi i Zyrës rajonale të UNHCR në Bangkok.

Organizatat humanitare paralajmëruan sot se qindra mijëra refugjatë që jetojnë në kushte të rënda në të gjithë Azinë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj koronavirusit, ndërsa mbyllja e kufijve e ka rritur rrezikun e riatdhesimit të tyre të detyruar.

“Refugjatët dhe personat pa shtetësi të cilët janë të vendosur në kampe janë ndër popullatat më të goditura, sepse janë të detyruar të qëndrojnë në një hapësirë ​​të kufizuar që mundëson numër të vogël të volitshmërive dhe akses në shërbimet shëndetësore”, deklaroi Temba Luis, sekretar i përgjithshëm i Rrjetit Aziatiko-Paqësor për të drejtat e refugjatëve.

Organizatat humanitare janë veçanërisht të shqetësuara për kampet e mëdha të mbipopulluara siç janë “Tregu Koks” në Bangladesh, strehimore për rreth 700.000 myslimanë rohinxhë që kanë ikur nga Mianmari në vitin 2017.

Në nëntë kampe përgjatë kufirit të Tajlandës me Manmarin janë akomoduar rreth 31.000 refugjatë nga Mianmari, ndërsa rreth 60.000 tamilë nga ​​Sri Lanka janë në kampet në Indinë Jugore dhe më shumë se dy milionë afganë jetojnë në kampet në Iran dhe Pakistan. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close