BallkanBallkan.Portal

UNHCR: Nuk ka ndryshim të politikës turke drejtë refugjatëve sirianë

- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) sot bëri të ditur se nuk është e njoftuar për ndryshimet e politikës turke drejtë refugjatëve sirianë, e as ka marrë raporte se njerëzit janë nisur drejtë Greqisë ose pjesë të tjera të Evropës.

Gjenevë, 28 shkurt 2020 (MIA) – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) sot bëri të ditur se nuk është e njoftuar për ndryshimet e politikës turke drejtë refugjatëve sirianë, e as ka marrë raporte se njerëzit janë nisur drejtë Greqisë ose pjesë të tjera të Evropës.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Balloh shtoi edhe se nuk ka raporte për lëvizje të dukshme të emigrantëve nga Turqia drejtë Greqisë ose pjesë të tjera të Evropës.

Paraprakisht, edhe KE-ja kumtoi se Turqia zyrtarisht nuk publikoi ndryshim të politikës së saj drejtë refugjatëve.

KE-ja theksoi edhe se pret që Ankaraja t’i respektojë detyrimet të cilat i ndërmerr për kontroll të rrjedhës së emigrantëve në Bashkimin Evropian. Turqia u obligua t’i japë fund rrjedhave të parregullta të emigrimit nga Turqia drejtë BE-së dhe të sigurojë kushte më të mira për pranim të refugjatëve në Turqi.

Reagimi nga UNHCR-ja dhe KE-ja erdhën pasi një burim anonim i Qeverisë turke deklaroi se nuk do t’i mbajë refugjatët të cilët dëshirojnë nga Turqia të shkojnë në vendet e BE-së. Vlerësohet se në Turqi ka rreth katër milionë refugjatë nga lufta në Siri. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close