BotëBotë.Portal

UNHCR e shqetësuar për shkak të mijëra emigrantëve të bllokuar në Amerikën Qendrore

Zyra për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Qeverisë së Meksikës dhe qeverive të tjera të Amerikës Qendrore që të ndërpresin dëbimin e emigrantëve gjatë  pandemisë me koronavirusin e ri.

Meksiko Siti, 24 prill 2020 (MIA) – Zyra për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Qeverisë së Meksikës dhe qeverive të tjera të Amerikës Qendrore që të ndërpresin dëbimin e emigrantëve gjatë  pandemisë me koronavirusin e ri.

UNHCR ka shprehur shqetësimin për mijëra emigrantët, që janë bllokuar pasi shtetet i kanë mbyllur kufijtë e tyre ose popullata vendase refuzoi lejen për hyrjen e tyre.

Sipas komisarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, rreth 2.500 emigrantë janë bllokuar në Panama pasi që Kosta Rika i mbylli kufijtë e saj, ndërsa emigrantë ka edhe në kufirin midis Hondurasit dhe El Salvadorit.

Autoritetet meksikane emigrantët nga Amerika Qendrore i dërguan deri në kufirin me Guatemalën dhe i lanë atje, megjithëse autoritetet e Guatemalës nuk u lejojnë transit që të arrijnë në shtëpitë e tyre.

“Duhet të shqyrtohet mundësia e një stopimi të përkohshme të kthimit të detyruar gjatë pandemisë”, theksoi UNHCR. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close