BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Ulje prej 34,4 për qind të importit të mallrave në Kosovë në krahasim me vitin 2019

Tregtia e jashtme e Kosovës ka shënuar ulje të konsiderueshme si pasojë e bllokadës së aktiviteteve ekonomike gjatë pandemisë, ashtu që në prill të këtij viti importi i mallrave në vend ishte për 34,4 për qind më i ulët në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi Agjencia për statistikë e Kosovës.

Prishtinë, 25 maj 2020 (MIA) – Tregtia e jashtme e Kosovës ka shënuar ulje të konsiderueshme si pasojë e bllokadës së aktiviteteve ekonomike gjatë pandemisë, ashtu që në prill të këtij viti importi i mallrave në vend ishte për 34,4 për qind më i ulët në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi Agjencia për statistikë e Kosovës.

Sipas raportit të Agjencisë për tregti të jashtme në muajin prill të këtij viti, të cilin e transmetoi KTV-ja e Prishtinës, në periudhën e njëjtë është vërejtur rënie edhe në eksportin e mallrave të Kosovës edhe atë për 11,5 për qind në krahasim me prillin e vitit 2019.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, në periudhën e përmendur janë importuar mallra në vlerë prej 193,9 milionë euro, ndërsa vlerat e eksportit arrin 32,6 milionë euro, që paraqet ulje të deficitit tregtar për 37,6 për qind në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar. Deficiti i përgjithshëm arrin 161,2 milionë, gjegjësisht importi është mbuluar nga eksporti me 16,9 për qind. Deficiti tregtar në prill të vitit të kaluar ishte 285,5 milionë euro.

Heqja e taksës prej 100 për qind të importit të mallrave serbe nga 1 prilli i këtij viti kontribuo që Serbia të jetë importuesi më i madh në Kosovë në krahasim me vendet tjera të CEFTA-s. Mallrat nga Serbia në importin e përgjithshëm në Kosovë marrin pjesë me 7,8 për qind, gjegjësisht rreth 15 milionë euro, vijojnë Maqedonia e Veriut me 5,3 për qind dhe rreth 10 milionë euro dhe Shqipëria me 3,9 për qind, gjegjësisht rreth 7,5 milionë euro.

Nga vendet e BE-së, pjesë më të madhe në importin e Kosovës ka Gjermania, me 29 milionë euro, ndërsa nga shtetet tjera në majë të eksportuesve në Kosovë janë Turqia me 21 milionë dhe Kina me 17 milionë euro,

Prodhimet e Kosovës ishin të pranishme në tregjet e Shqipërisë, ku janë eksportuar mallra në vlerë prej 11,2 milionë euro, Gjermania (2,9 milionë), Zvicra (2,5 milionë), Maqedonia e Veriut (2,3 milionë euro), Britania e Madhe, Holanda, Serbia, Mali i Zi dhe disa vende tjera. ia//fb/

Таг
Back to top button
Close
Close