0_Maqedoni.PortalShoqëri

Ulet niveli i ujit në Liqenin e Prespës

Niveli i ujit në Liqenin e Prespës prej dje është ulur për një centimetër, ndërsa niveli në Liqenin e Ohrit dhe të Dojranit është i  njëjtë me ditën e djeshme, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Shkup, 14 janar 2019 (MIA) – Niveli i ujit në Liqenin e Prespës prej dje është ulur për një centimetër, ndërsa niveli në Liqenin e Ohrit dhe të Dojranit është i  njëjtë me ditën e djeshme, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Megjithatë, niveli i Liqenit të Dojranit është për pothuajse tre metra më i lartë nga zakonisht për në janar, derisa në Liqenin e Ohrit më i ulët për tetë centimetra, ndërsa në Liqenin e Prespës për 65 centimetra.

Nivelet e ujit në të gjitha lumenjtë në vend janë më të ulëta nga mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj me përjashtim të Vardarit në vendin e matjes afër Demir Kapisë ku niveli i ujit është për 14 centimetra më i lartë se zakonisht.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close