0_Maqedoni.PortalShoqëri

Ulet niveli i lumenjve, liqenet në suaza të mesatares për në janar

Nivelet e lumenjve në vend janë nën mesataren për muajin janar, tregojnë matjet e sotme meteorologjike.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Nivelet e lumenjve në vend janë nën mesataren për muajin janar, tregojnë matjet e sotme meteorologjike.

Nën mesataren janë nivelet e Vardarit afër Shkupit, Velesit dhe Demir Kapisë, të Treskës afër Makedonski Brodit, të Kriva Rekës afër Kriva Pallankës, të Cërna Rekës afër Novacit, të Drint të Zi afër Lozhanit, të Pçinjës afër Pelinces dhe Banjës së Kattanovës, të Bregallnicës afër Shtipit, të Strumicës afër Novosellës dhe të Sateskës afër Botunit.

Sipas matjeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nivelet e Liqenit të Ohrit, të Prespës dhe Dojranit janë pothuajse identike me mesataren për në janar.

Back to top button
Close
Close