EvropëEvropë.Portal

Ukraina prej vitit 2001 i ka humbur 11 milionë banorë

Që nga regjistrimi i fundit në vitin 2001, Ukraina i ka humbur më shumë se 11 milionë njerëz për shkak të emigrimit, anektimit të Krimesë dhe luftës në pjesën lindore të vendit, publikoi Qeveria.

Kiev, 24 janar 2020 (MIA) – Që nga regjistrimi i fundit në vitin 2001, Ukraina i ka humbur më shumë se 11 milionë njerëz për shkak të emigrimit, anektimit të Krimesë dhe luftës në pjesën lindore të vendit, publikoi Qeveria.

Sipas studimit qeveritar, rreth 37,3 milionë njerëz jetojnë ne territoret e kontrolluara nga Kievi dhe të cilat nuk e përfshijnë Krimenë ose zonat nën kontrollin e separatistëve, tha ministri pa resor, Dmitro Dubilet.

“Për fat të keq, të dhënat nuk përfshijnë presona të cilët jetojnë përgjithmonë jashtë vendit dhe në territoret e okupuara. Ky është numër i personave të cilit fizikisht janë në Ukrainë”, precizon ai. Nga ky numër, 20 milionë banorë janë gra dhe më shumë se 17 milionë janë burra, sipas raportit që e prezantoi Dubilet.

Regjistrimi i fundit zyrtar i popullatës ishte në vitin 2001 dhe u nënshkruan 48,5 milionë banorë të kësaj republike ish-sovjetike. Përkrah humbjes së disa rajoneve, rënia e tillë e popullatës shpjegohet me emigrimin e ukrainasve, publikoi Glib Vishlinski, drejtor i Qendrës për Strategji Ekonomike në Kiev.

Sipas hulumtimeve të qendrës, rreth 6,3 milionë ukrainas janë larguar nga vendlindja në vitin 2001, tha ai dhe paralajmëroi edhe rënie të natalitetit. Sipas hulumtimeve, ukrainasit kryesisht emigrojnë më Poloni dhe Rusi. ls/shk/ 

Таг
Back to top button
Close
Close