EvropëEvropë.Portal

Ukraina do ta blejë serinë e re të aeroplanëve pa pilot nga Turqia

Ukraina planifikon të blejë seri tjetër të aeroplanëve të armatosur pa pilot nga Turqia, temë në të cilët u bisedua gjatë vizitës zyrtare të ministrit turk të Mbrojtjes në Kiev.

Kiev, 13 korrik 2020 (MIA) – Ukraina planifikon të blejë seri tjetër të aeroplanëve të armatosur pa pilot nga Turqia, temë në të cilët u bisedua gjatë vizitës zyrtare të ministrit turk të Mbrojtjes në Kiev.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Andrij Taran në takim me kolegun turk Hulusi Akar të premten shprehu qëllim që vendi të blejë aeroplanë pa pilot të prodhuara në Turqi, njofton agjencia Anadolu.

Gjatë takimit, dy ministrat e mbrojtjes biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimin rajonal, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm në projektet detare dhe ajrore.

Në vitin 2019 Ukraina mori me qira  gjashtë aeroplanë zbulues dhe ushtarak pa pilot për një shumë të panjohur. Si pjesë e marrëveshjes, aeroplanët pa pilot “Bajraktar TB2”, të prodhuara nga kompania turke “Bajkar”, duhet t’i dorëzohen armatës ukrainase në afat prej një viti, duke përfshirë edhe tre stacione për kontroll tokësor. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close