0_Maqedoni.PortalLajme nga komunatShkup

Uji në Shkup i sigurt për pirje

Uji për pije është i sigurt, tregojnë analizat nga mostrat për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të marra nga 39 vende matëse në Shkup.

Shkup, 22 qershor 2020 (MIA) – Uji për pije është i sigurt, tregojnë analizat nga mostrat për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të marra nga 39 vende matëse në Shkup.

Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” informojnë se në periudhën nga 15 e deri në 19 qershor janë marrë gjithsej 182 mostra për analizë.

“Në pajtim me rezultatet e marra të hulumtimit, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesën për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, theksohet në kumtesën e sotme. ar/

 

Back to top button
Close
Close