BiznesBiznes.PortalLajme nga komunatShkup

Ujësjellësi i Shkupit nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me Ujësjellësin e Budapestit

Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi"- Shkup kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me Ujësjellësin e Budapestit

Shkup, 4 shkurt 2020 (MIA) – Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me Ujësjellësin e Budapestit.

Memorandumin për bashkëpunim e kanë nënshkruar drejtori i përgjithshëm i “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup Dushko Veskovski dhe drejtori i zhvillimit ndërkombëtar të Ujësjellësit të Budapestit, Tamas Bence.

Në takim siç njoftohet ka marrë pjesë edhe ambasadori hungarez në Shkup, Laslo Ishtvan Duks.

Qëllimi i memorandumit, theksohet në komunikatë është zgjerimi i njohurive, këmbim i përvojave në fushën e zhvillimit teknologjik, furnizimit me ujë dhe rikonstruktimit të ujësjellësit dhe rrjetit kanalizues, trajtimi i ujërave të zeza, përmirësimi në infrastrukturë, mbajtja e seminareve dhe punëtorive për zgjerim të dijeve dhe përvojave si dhe bashkëpunimi në nivel ekspertësh në çdo segment të kësaj sfere. fab/

 

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close