Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Ujë i pijshëm në Strugë i turbullt

Pas reshjeve të shumta të shiut në Strugë dhe në rajonin e Strugës uji nga ujësjellësi i qytetit është i turbullt dhe nuk duhet që të përdoret, informoi sot Ndërmarrja Ndërkomunale Publike "Proakua" në Strugë. 

Strugë,  7 maj 2019 (MIA) –  Pas reshjeve të shumta të shiut në Strugë dhe në rajonin e Strugës uji nga ujësjellësi i qytetit është i turbullt dhe nuk duhet që të përdoret, informoi sot Ndërmarrja Ndërkomunale Publike “Proakua” në Strugë.

Nga ndërmarrja  theksojnë se punohet në sanimin e problemit.

“Kërkojmë nga të gjithë përdoruesit që të  marrin parasysh këtë njoftim dhe të mos e përdorin ujin derisa të njoftohet e kundërta”, njoftoi NNP “Proaukua” -Strugë.

Në njoftim  theksojnë se ka pasur takime me përfaqësues të kompanisë MHE Hidrocentrale, që janë angazhuar se problemi  do të zgjidhjet përfundimisht deri në fund të vitit dhe nuk do të ketë të tilla situata kur të ketë reshje të shumta të shiut.

Таг
Back to top button
Close
Close