0_Maqedoni.PortalPolitikëShoqëri

UIR do të mbajë Kongres për përzgjedhjen e udhëheqësisë së re

Në prag të 50 vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Parë Botëror të Romëve, Unioni Internacional i Romëve (UIR) sot përmes video lidhjes konferenciale do ta mbajë Kongresin e 11-të, ku do ta përzgjedhë udhëheqësinë e re.

Shkup, 27 qershor 2020 (MIA) – Në prag të 50 vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Parë Botëror të Romëve, Unioni Internacional i Romëve (UIR) sot përmes video lidhjes konferenciale do ta mbajë Kongresin e 11-të, ku do ta përzgjedhë udhëheqësinë e re.

Në Kongres do të zgjidhet kryetar për mandat të ri në kohëzgjatje prej katër viteve. Kryetar aktual i UIR-së është Zoran Dimov.

Në këtë përbërje, Kongresi i UIR-së numëron 100 delegatë dhe anëtarë prej mbi 55 shtete, nga të gjithë kontinetet.

“Si rrjedhojë të këtij Kongresi, UIR ka organizuar edhe pesë video konferenca kontinentale me delegatët e vet dhe anëtarësimin nga Amerikan veriore dhe Jugore, Azia, Afrika, Australia dhe Evropa në periudhën prej 22 deri më 25 qershor të vitit 2020. Për herë të parë në historinë e UIR-së, përveç anëtarësimit dhe delegatëve të UIR-së zëri i tyre për mandat më valid dhe më të gjerë do të zbatohet edhe me votimin e romëve nga tërë bota përmes ueb platformës së UIR-së me votim përmes postës elektronike”, theksohet në kumtesën e IUIR-së. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close