BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Uiliam Barr: Policia të largojë protestuesit rreth Shtëpisë së Bardhë

Prokurori publik i SHBA-së, Uiliam Barr ka urdhëruar policinë të largojë protestuesit e tubuar rreth Shtëpisë së Bardhë pak para paraqitjes televizive të presidentit amerikan, Donald Tramp nga parku i rezidencës presidenciale, transmetoi Si-En-En.

Uashington, 3 qershor 2020 (MIA) – Prokurori publik i SHBA-së, Uiliam Barr ka urdhëruar policinë të largojë protestuesit e tubuar rreth Shtëpisë së Bardhë pak para paraqitjes televizive të presidentit amerikan, Donald Tramp nga parku i rezidencës presidenciale, transmetoi Si-En-En.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, për shkak të ndezjes së zjarrit dhe sjelljes destruktive të protestuesve rreth sheshit Llafajet, zona e gjelbëruar në hyrjen veriore të Shtëpisë së Bardhë, prokurori i shtetit dhe zyrtarët e lartë të sigurisë, të ngarkuar me sigurimin e rezidencës presidenciale, paraprakisht kanë planifikuar të evakuojnë dhe të sigurojnë rrip më të gjerë rreth kompleksit presidencial, por ai plan ende nuk është zbatuar.

“Uashington Post” fillimisht lajmëroi për urdhrin e prokurorit publik, duke thënë se Uiliam Barr u informua nga policia se ata dyshonin se protestuesit mbanin gurë dhe se kishin planifikuar të sulmonin policinë.

Në orën 18:30 sipas kohës lokale, policia, me urdhër të Prokurorit publik të SHBA-së, lëshoi paralajmërim për protestuesit për të qëndruar larg, duke e përsëritur këtë tri herë në çdo dhjetë minuta.

Pastaj, kordoni policor me pajisje dhe mburoja mbrojtëse filloi të shtypë dhe herë pas here rrah protestuesit e pakënaqur me shkopinj, transmeton Si-En-En. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close