0_Sport,PortalFutboll

UEFA u kanos me suspendimin e Kosovës

Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, nuk e toleron përzierjen e politikës në sport dhe prandaj u kanos se Kosova mund të suspendohet prej dy deri në pesë vite, derisa me presionin politik ndërrohet presidenti aktual.

Prishtinë, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, nuk e toleron përzierjen e politikës në sport dhe prandaj u kanos se Kosova mund të suspendohet prej dy deri në pesë vite, nëse me presion politik ndërrohet kryetari aktual.

Përpjekjet politike për ndërrimin e kryetarit të FFK, Agim Ademi, janë në kundërshtim me rekomandimet e UEFA-s, ndërsa dobi prej suspendimit eventual të Kosovës do të kishte edhe reprezentacioni i vendit, i cili drejtpërdrejt do të plasohej në finalen e Ligës së Kombeve, si pengesa e fundit në PE 2020.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet të luajnë më 26 mars në Shkup. Kameroni në vitin 2013 dhe Nigeria në vitin 2014 u përjashtuan nga garat ndërkombëtare për shkak të involvimit të qeverisë në Federatën e Futbollit. shk/

Back to top button
Close
Close