0_Sport,PortalFutboll

UEFA: Të tolerohet pozicion jashtë loje prej 10-20 cm

Presidenti i Asociacionit Evropian të Futbollit (UEFA), Aleksandar Çeferin, foli për sistemin e VAR-it në Kampionati Evropian 2020 dhe pozicionet jashtë loje të cilat me vështirësi vërehen.

Nion, 4 dhjetor 2019 (MIA) – Presidenti i Asociacionit Evropian të Futbollit (UEFA), Aleksandar Çeferin, foli për sistemin e VAR-it në Kampionati Evropian 2020 dhe pozicionet jashtë loje, të cilat me vështirësi vërehen.

“Nëse keni hundë të gjatë, ju jeni në pozicion jashtë loje. Përskaj kësaj VAR vizaton vija. Pra, ky është vizatim subjektiv i kritereve objektive. Për këtë shkak propozimi ynë është të bëhet tolerancë për pozicion jashtë loje prej 10 deri në 20 cm”, deklaroi Çeferin.

Ai tregoi edhe shembuj tjerë të interpretimit të vendimeve gjyqësore.

“Dy javë më parë në UEFA i kishim trajnerët më të mirë: Jirgen Kllop, Josep Guardiola, Maksimiliano Alegri, Karllo Ançelloti, Zinedin Zidan. Gjyqtari ynë Roberto Rozeti tregoi lojë më dorë. Ai tha ‘Vallë ishte apo jo?’. Gjysma e dhomës tha po, gjysma jo. Pra, më tregoni sa janë të qarta rregullat. Asgjë nuk dimë!”, thotë Çeferin.

Ai po ashtu konfirmoi se sistemi VAR, do të shfrytëzohet në Kampionatin Evropian dhe shtoi se thjeshtë janë të detyruar, gjegjësisht të gjithë ekipet do të ankohen kur do të paraqitet gabimi. oxh/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close