0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

UEFA mund ta mbajë përfundimin e Ligës së kampionëve në Gjermani apo Turqi

Asociacioni evropian i futbollit dëshiron ta vazhdojë Ligën e kampionëve më 7 dhe 8 gusht me ndeshjet e paluajtura nga raundi i çerekfinales.

Nion, 29 maj 2020 (MIA) – Asociacioni evropian i futbollit dëshiron ta vazhdojë Ligën e kampionëve më 7 dhe 8 gusht me ndeshjet e paluajtura nga raundi i çerekfinales.

Sipas “Skaj Sports Itali” tashmë zhvillohen negociata për mbajtjen e “Fajnal for” në Stamboll. Megjithatë ekziston opsioni turniri të luhet në Gjermani ku tashmë kanë filluar ndeshjet e Bundes ligës.

Në çerekfinale gjenden katër çifte të cilët ende nuk e kanë luajtur revanshin; Real Madridi – Mançester Siti, Çelsi-Baerni, Lion-Juvestus dhe Napoli – Barcelona.

Kualifikim kanë siguruar PSZH, Atalanta, Atletiko Madridi dhe Lajpcigu. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close