0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

UEFA më 10 korrik do t’i tërheqë dyshet për turnenë përfundimtare në LK

Federata evropiane e futbollit më 10 korrik do të bëjë tërheqjen për turnenë përfundimtare në Ligën e kampionëve ku do të marrin pjesë tetë ekipe, kumtoi "L'Ekip".

Paris, 17 qershor 2020 (MIA) – Federata evropiane e futbollit më 10 korrik do të bëjë tërheqjen për turnenë përfundimtare në Ligën e kampionëve ku do të marrin pjesë tetë ekipe, kumtoi “L’Ekip”.

Paraprakisht u bë e ditur se organizata vendosi ta kalojë pjesën tjetër të garës elitare për sezonin 2019/20 në formë të mini turnesë nga mesi i gushtit. Është planifikuar “Fajnal 8” të mbahet në Lisbonë prej 12 deri më 23 gusht. Turneu do të përfshijë çerekefinale, gjysmëfinale dhe finale.

Nga faza e çerekfinales mbeten të luhen edhe katër revanshe:
Real Madrid – Mançester siti 1:2 (ndeshja e parë)
Çellsi – Bajern (0:3),
Lion – Јuventus (1:0)
Napoli – Barcelona (1:1).

Plasman në çerekfinale tashmë siguruan PSZH, Atalanta, Atletiko Madrid dhe Lajpcig. ab/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close