0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

UEFA i lehtësoi rregullat për kontroll financiar të klubeve

UEFA përkohësisht  i lehtësoi rregullat për ndjekje financiare të klubeve si rezultat i krizës së lidhur me pandeminë e koronavirusit. Sezoni i futbollit në Evropë ishte ndërprerë në muajin mars për shkak të përhapjes së KOVID-19.

Nion, 18 qershor 2020 (MIA) – UEFA përkohësisht  i lehtësoi rregullat për ndjekje financiare të klubeve si rezultat i krizës së lidhur me pandeminë e koronavirusit. Sezoni i futbollit në Evropë ishte ndërprerë në muajin mars për shkak të përhapjes së KOVID-19.

Rifillimi pas një pushimi të gjatë, i cili ka zgjatur më shumë se tre muaj për shumicën e kampionateve udhëheqëse, ndërsa pothuajse gjithkund pa publik,  nga e cila ekipet humbin  qindra milion euro  në  të ardhura potenciale.

“Besojmë se efekti i pandemisë do të ndikojë  në financat e klubeve në vitin 2020 dhe 2021 dhe për atë ndërmorëm  masa  t’i lehtësojmë  rregullat për  financim të fer-plej me vendosjen e  rregulloreve specifike “Kovid-19”, thonë nga qendra e UEFA-s.

UEFA i këshillon federatat kombëtare  ta mbyllin  afatin kalimtar veror deri më 5 tetor,  ndërsa jo sikur deri tani më 31 gusht. Data e re është një ditë para afatit përfundimtar për konfirmim  të pjesëmarrjes së ekipeve në  fazën e grupit nga Liga e kampionëve dhe Liga e Evropës, e cila fillon më 20-22 tetor, që është një muaj më vonë nga e zakonshmja.

UEFA gjithashtu, e vazhdoi për një muaj deri në fund të korrikut periudhën  në të cilën  klubet  të cilat do të marrin pjesë  në Turne evropiane duhet të dëshmojnë se nuk kanë obligime  të mbetura në lidhje me pagat, tatimet dhe sigurimi  social dhe transferet. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close