0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

UEFA hap dyert për tifozët për ndeshjen e Superkupës

UEFA ka të ngjarë të lejojë për herë të parë tifozët nga vende të ndryshme të marrin pjesë në ndeshje futbolli në të njëjtën kohë nën kujdesin e organizatës.

Budapest, 18 gusht 2020 (MIA) – UEFA ka të ngjarë të lejojë për herë të parë tifozët nga vende të ndryshme të marrin pjesë në ndeshje futbolli në të njëjtën kohë nën kujdesin e organizatës.

Sipas “Skaj Sport Italia”, dyert e stadiumit “Ferenc Puskash” në Budapest do të jenë të hapura për ndeshjen për Superkupën Evropiane më 24 shtator.

Sipas informacioneve, 30 për qind e kapacitetit të objektit do të jetë i hapur për spektatorët. Lajmi do të konfirmohet nga UEFA brenda pak ditësh, konfirmon “Skaj Italia”.

Në ndeshjen do të përballen fituesi i Liga Evropës me atë të Ligës së Kampionëve i cili do të bëhet i njohur përkatësisht të premten dhe të dielën. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close