0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

UEFA do të vendosë në prill për formatin e pranimit të spektatorëve në ndeshjet e Kampionatit Evropian

Federata Evropiane e Futbollit do të vendosë më 7 prill për formatin e pranimit të spektatorëve në ndeshjet e Kampionatit Evropian. Kjo u njoftua nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, Aleksej Sorokin.

Nion, 25 shkurt 2021 (MIA) – Federata Evropiane e Futbollit do të vendosë më 7 prill për formatin e pranimit të spektatorëve në ndeshjet e Kampionatit Evropian. Kjo u njoftua nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, Aleksej Sorokin.

“Qartësia e konfigurimit të turneut do të dihet më 7 prill”, deklaroi Sorokin për “TASS”.

Në janar, UEFA njoftoi se vendimi do të merret në fillim të prillit mbi mundësinë e pritjes së spektatorëve në Kampionatin Evropian. Organizata në atë kohë nuk përmendi një datë të saktë. Fillimisht ishte planifikuar që vendimi përfundimtar për formatin e pritjes së spektatorëve në tribuna gjatë turneut do të merrej në muajin mars.

Gjatë periudhës së Euro 2020, e cila u shty për këtë vit për shkak të koronavirusit, organizatorët do të marrin në konsideratë katër skenarë – zënia e plotë e stendave, shkalla e zënies prej 50 për qind deri në 100 ose 20 deri në 30 për qind të kapacitetit maksimal, si dhe opsionin e ndeshjeve pa spektatorë. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close