Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Uebinar: Kovid-19 dhe gjendja e sektorit filmik në Maqedoninë e Veriut

Festivali i Filmit Filozofik do të organizojë uebinar me temë "Kovid-19 dhe Sektori i Filmit në Maqedoninë e Veriut" në orën 11:30, në të cilin do të hapen pyetjet nëse festivali duhet të anulohet, shtyhet ose të realizohet onllajn.

Shkup, 27 maj 2020 (MIA) – Festivali i Filmit Filozofik do të organizojë uebinar me temë “Kovid-19 dhe Sektori i Filmit në Maqedoninë e Veriut” në orën 11:30, në të cilin do të hapen pyetjet nëse festivali duhet të anulohet, shtyhet ose të realizohet onllajn.

Do të debatohet gjithashtu se si institucionet vendore dhe evropiane iu përgjigjën krizës Kovid-19. Kufizimet si potencial për kreativitetin? “Normalja e re” dhe ri-mendimi i industrisë së filmit? Si duam ta imagjinojmë sektorin e filmit në të ardhmen?, informojnë organizatorët.

Uebinari do të moderohet nga Ana Dishlieska Mitova, ndërsa do të marrin pjesë: Anita Stojçeska-Agjencia e Filmit · Igor Ivanov (regjisor, DFRM/ Manaki), Bistra Georgieva (MEDIA Desk MK), Vladimir Ll. Angelov (Kinoteka), Sasha Stanishiç (Katavej / Cinesquare), Stefan Palitov (regjisor), Tatjana Janevska (Festivali i Filmit në Shkup), Darko Nabakov (MakeDoks), Atanas Georgiev (producent) dhe Ruse Arsenov (MKC/Sinedejs). bs/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close