0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Udhëzues për përballje me sëmundje neurologjike në kushte të KOVID-19

Klinika universitare për nuerologji ka përgatitur Udhëzues për përballje me sëmundjet neurologjike në kushte të KOVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 9 gusht 2020 (MIA) – Klinika universitare për nuerologji ka përgatitur Udhëzues për përballje me sëmundjet neurologjike në kushte të KOVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Udhëzuesi përmban rekomandime profesionale dhe kahe për ndjekjen e komplikmeve imunologjike, pasojat neuropsikologjike dhe zhvillim eventual të anuluar të sëmundjeve neurodegjeneretive tek të sëmurët me Kovid-19. Ka edhe kapituj të veçantë lidhur me sëmundjet neurologjike dhe Kovid-19 si dhe rekomandime të përgjithshme për terapi imunosupresive dhe imunomudulatore te pacientët me sëmundje neurologjike siç janë pacientët me sklerozë, miastenia gravis, sëmundje neuromuskulare dhe sëmundje joinflamatore në qendrën e sistemit nervor.

Rekomandimet janë bërë në bazë të përvojave të deritashme nga më shumë qendra mjekësore, asociacione profesionale të neurologëve dhe mendimeve nga ekspertë, ndërsa na pajtueshmëri me iniciativën e Akademisë Evropiane për Neurologji (EAN).

“Me rritjen e numrit të të sëmurëve me Kovid-19 publikohen edhe njohuri për involvim direkt dhe indirekt të sistemit nervor. Me faktin se ASE-2 (angiotensin converting enzyme-2), receptori për SARS COV-2 është i pranishëm në tru, e qartë është se virusi mund të infektojë neuronet dhe të shkaktojë komplikime direkte apo indirekte neurologjike. Nga ana tjetër, pacientët me disa sëmundje neurologjike dhe terapinë që e pranojnë për trajtim bien në grupin e personave me rrezik të madh të zhvillimit të komplikimeve nga Kovid-19”, qëndron në Udhëzuesin. fab

Back to top button
Close
Close