0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalMakedonija.SlajderShoqëri

Udhëtarja më rëndë e lënduar nga aksidenti në Serbi transferohet në Nish

Nga 26-të të lënduar në aksidentin e trafikut që mëngjesin e sotëm ndodhi në rrugën Bllacë- Bellolin në Republikën e Serbisë, ku një autobus me targa të Maqedonisë u përmbys duke bartur udhëtarë në një ekskursion njëditor në Kopaonik, në spitalin në Prokuple janë kujdesur 16 pacientë, informojnë nga MPB, duke u thirrur në të dhënat e mjekëve kujdestar. Sipas informacioneve, një udhëtare e cila ka qenë e lënduar më rëndë është transferuar në spitalin e Nishit.

Shkup, 7 dhjetor 2019 (MIA) – Nga 26-të të lënduar në aksidentin e trafikut që mëngjesin e sotëm ndodhi në rrugën Bllacë- Bellolin në Republikën e Serbisë, ku një autobus me targa të Maqedonisë u përmbys duke bartur udhëtarë në një ekskursion njëditor në Kopaonik, në spitalin në Prokuple janë kujdesur 16 pacientë, informojnë nga MPB, duke u thirrur në të dhënat e mjekëve kujdestar. Sipas informacioneve, një udhëtare e cila ka qenë e lënduar më rëndë është transferuar në spitalin e Nishit.

Ende po kryhen ekzaminimet ndaj pacientëve në Prokuple, por të gjithë janë jashtë rrezikut.

Në spitalin në Bllacë nuk ka më pacientë nën kujdes, pra të gjithë janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Ndërkohë, ende nuk kanë arritur detaje nga fatkeqësia nga ana e MPB-së së Serbisë.

Nga MPJ informojnë se Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me organet kompetente. ob/fab

 

 

 

Back to top button
Close
Close