0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Uashingtoni e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme deri më 21 janar

Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit Murijel Bauser e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme deri më 21 janar, një ditë pas inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së Xho Bajden.

Uashington, 7 janar 2021 (MIA) – Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit Murijel Bauser e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme deri më 21 janar, një ditë pas inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së Xho Bajden.

“Protestat e djeshme sipas amendamentit të parë u bënë të dhunshme. Një numër i madh njerëzish mbërritën në kryeqytet të armatosur dhe morën pjesë në dhunë dhe shkatërrim. Ata hodhën substanca kimike, gurë, shishe dhe qëlluan me armë”, tha Bauser.

Anëtarët e Gardës kombëtare do të sistemohen në Uashington, pas protestave të djeshme në të cilat u vranë katër persona.

Kongresi sot e konfirmoi fitoren e Bajdenit. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close