BotëBotë.PortalSvet.Slajder

“Uashington post”: Trampi ka gënjyer më shumë se 20.000 herë prej vitit 2017

Presidenti amerikan, Donald Tramp për 827 ditë ka thënë mbi 10.000 gënjeshtra apo ka dhënë deklarata që nuk përkojnë me realitetin. Mesatarisht, ato janë 12 deklaratë në ditë. Por më 9 korrik, vetëm 440 ditë më vonë, shefi i shtetit e kaloi pragun, 20.000 gënjeshtra apo deklarata që nuk korrespondojnë me realitetin. Kjo do të thotë 23 gënjeshtra në ditë për më shumë se 14 muaj. Kjo periudhë përputhet me procesin për impiçment, pandeminë e koronavirusit që e shkatërroi ekonominë dhe protestat pas vdekjes së afroamerikanit, Xhorxh Fllojd.

Uashington, 13 korrik 2020 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp për 827 ditë ka thënë mbi 10.000 gënjeshtra apo ka dhënë deklarata që nuk përkojnë me realitetin. Mesatarisht, ato janë 12 deklaratë në ditë. Por më 9 korrik, vetëm 440 ditë më vonë, shefi i shtetit e kaloi pragun, 20.000 gënjeshtra apo deklarata që nuk korrespondojnë me realitetin. Kjo do të thotë 23 gënjeshtra në ditë për më shumë se 14 muaj. Kjo periudhë përputhet me procesin për impiçment, pandeminë e koronavirusit që e shkatërroi ekonominë dhe protestat pas vdekjes së afroamerikanit, Xhorxh Fllojd.

Ato të dhëna i publikoi Uashington post, i cili disa herë ishte akuzuar nga Trampi për përhapje të lajmeve të rrejshme. Gazeta i referohet bazës së të dhënave për kontrollim të fakteve.

(https://www.washingtonpost.com/graphics/politics/trump-claims-database/?itid=lk_inline_manual_2)

Për vetëm disa muaj, gjatë pandemisë, Trampi ka gënjyer pothuajse 1.000 herë. Ai gënjeu pothuajse 1.200 herë lidhur me ngjarjet rreth procesit të impiçmentit.

Supozimi se Trampi do të gënjejë mbi 20.000 herë para fundit të mandatit të parë dukej e pabesueshme kur projekti filloi gjatë 100 ditëve të para të udhëheqjes së tij me shtetin, vëren gazeta.

Më pas, mesatrisht, Trampi jepte më pak se pesë deklarata të rrejshme në ditë, që do të thoshte rreth 7.000 për tërë mandatin. Deri më 9 korrik, shefi i SHBA-së ka thënë 20.055 gënjeshtra për 1.267 ditë.

Gënjeshtra më e përsëritur nga Trampi gjatë presidencës së tij – 360 herë – është se “sot ekonomia amerikane është më e mira në histori”. Ai filloi të lavdërohet për atë në qershor 2018 dhe shumë shpejtë u bë një nga frazat e tij të preferuara.

“Uashington post” vëren se para pandemisë së koronavirusit, ekonomia amerikane nuk po përballet mirë si gjatë presidentëve Duajt Ajzenhauer, Lindon Xhonson, Bill Klinton e të tjerë.

Trampi përsëriti “ekonomia më e mirë” mbi 100 herë prej fillimit të pandemisë.

Gënjeshra e dytë më e përsëritur e Trampit – 216 herë – është se muri i tij kufitar është ndërtuar.

Lideri amerikan deri më tani përsëriti 210 herë se i bëri uljet më të mëdha të tatimeve në historinë e SHBA-së – më të mëdha se ato të Ronald Reganit në vitin 1981. Por, ky nuk është rast. Sipas Reganit, lëshimet tatimore morën pjesë me 2,9 për qind të BPV-së së vendit, ndërsa gjatë Trampit 0,9 për qind të BPV-së, që e bën rënien e tetë më të madhe të tatimeve për 100 vite. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close