BotëBotë.Portal

Uashington post: SHBA-ja do ta ripërtërijë dënimin me vdekje

Autoritetet amerikane, javën e ardhshme, për herë të parë pas më shumë se 15 viteve, do të kryejnë aktvendimet me vdekje të kriminelëve të dënuar në nivel federal. Këtë e pohojnë burime mes personelit të burgjeve.

Uashington, 9 korrik 2020 (MIA) – Autoritetet amerikane, javën e ardhshme, për herë të parë pas më shumë se 15 viteve, do të kryejnë aktvendimet me vdekje të kriminelëve të dënuar në nivel federal. Këtë e pohojnë burime mes personelit të burgjeve.

Sipas tyre, ekzekutimi i dënimeve do të fillojë të hënën, kur gjithsej tre të burgosur për një javë, në shtetin e Indianës, të cilët e morën dënimin më të rëndë për vrasje të fëmijëve, do të ekzekutohen me injeksion vdekjeprurës.

Anëtarët e familjeve të kriminelëve dhe viktimave kanë të drejtë të jenë të pranishëm, por duhet të mbajnë maskë mbrojtëse si masë që të mos përhapet koronavirusi.

Siç shkruan “Uashington post”, autoritetet federale në SHBA, për herë të fundit kryen dënim me vdekje në vitin 2003. Prej atëherë u vendosë një lloj moratoriumi joformal, sepse nuk u arrit marrëveshje për rregullat për dhënie të injeksionit vdekjeprurës. Megjithatë, dënimi me vdekje në vitet e fundit zbatohet në nivel shtetëror. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close