BotëBotë.PortalSvet.Slajder

“Uashington Post” e padit Stejt Departamentin

Gazeta e përditshme amerikane "Uashington Post" ka ngritur padi kundër Stejt Departamentit pasi i është refuzuar kërkesa për mbikëqyrje në dokumentet e sigurisë në laboratorin e hulumtimit në qytetin kinez Vuhan ku ka nisur pandemia e virusit korona.

Uashington, 26 prill 2020 (MIA) – Gazeta e përditshme amerikane “Uashington Post” ka ngritur padi kundër Stejt Departamentit pasi i është refuzuar kërkesa për mbikëqyrje në dokumentet e sigurisë në laboratorin e hulumtimit në qytetin kinez Vuhan ku ka nisur pandemia e virusit korona.

Padia është ngritur deri në Gjyqin e Qarkut në SHBA në Uashington dhe i referohet dy depesheve që diplomatë amerikanë i kanë dërguar deri te Stejt Departamenti pas vizitës së shkencëtarëve amerikan të Institutit për virusologji në Vuhan.

“Uashington Post” thirret në Ligjin për qasje të lirë deri te informatat dhe kërkon të publikohen depeshet, por Stejt Departamenti ka refuzuar me arsyetimin se “nuk ka nevojë të qartë” për të. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close