BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Uashington kërkon që Prishtina ta heqë taksën, Beogradi ta ndërpres fushatën kundër shtetit të Kosovës

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kërkon nga qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti që ta heqë taksën prej 100 për qind për importin nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilën paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj e vendosi në nëntor të vitit 2018, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  

Prishtinë, 11 shkurt 2020 (MIA) – Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kërkon nga qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti që ta heqë taksën prej 100 për qind për importin nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilën paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj e vendosi në nëntor të vitit 2018, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në deklaratë me shkrim për televizionin shtetëror të Kosovës RTK, përfaqësia diplomatike amerikane në Kosovë njofton se qëndrimi i presidentit Donald Tramp dhe të dërguarit të tij për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Riçard Grenel, mbetet i pandryshuar dhe se Uashingtoni pret që Prishtina ta heqë taksën, ndërsa Beogradi të ndërpresë me fushatën për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

“Pozita e SHBA-së lidhur me taksën e Kosovës prej 100 për qind mbetet e pandryshuar. Siç paraprakisht deklaroi i dërguari special i presidentit, Grenel, taksa prej 100 për qind duhet të hiqet dhe fushata e Serbisë për tërheqje të njohjeve (të Kosovës) duhet të ndërpritet”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Prishtinë. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close