0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

U nënshkruan katër grante të reja japoneze për edukim, shëndetësi dhe shërbime publike

- Katër grante të reja japoneze për përmirësimin e kushteve nga sfera e edukimit, shëndetësisë dhe shërbimeve publike në vend ishin nënshkruar sonte nga ambasadorja japoneze Keiko Haneda dhe përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut në Shkup. Gjithsej janë miratuar dhjetë projekte nga Japonia prej të cilave gjashtë ishin nënshkruar dhe tashmë po zbatohen, ndërsa qëllimi është që të përmirësohen nevojat themelore njerëzore në shtetin tonë.

Shkup, 20 shkurt 2020 (MIA) – Katër grante të reja japoneze për përmirësimin e kushteve nga sfera e edukimit, shëndetësisë dhe shërbimeve publike në vend ishin nënshkruar sonte nga ambasadorja japoneze Keiko Haneda dhe përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut në Shkup. Gjithsej janë miratuar dhjetë projekte nga Japonia prej të cilave gjashtë ishin nënshkruar dhe tashmë po zbatohen, ndërsa qëllimi është që të përmirësohen nevojat themelore njerëzore në shtetin tonë.

Projektet e reja të nënshkruara janë të dedikuara për përmirësimin e kushteve në kopshtin e fëmijëve “Majski cvet” në Manastir përmes rikontruimit të çatisë në objektin e kopshtit të fëmijëve “Koca Vasileva” në vlerë prej 60 mijë euro, përmirësimin e mjedisit jetësor në shkollat fillore “Kirili dhe Metodi” në Prilep në vlerë prej 57 mijë euro, në shkollën fillore “Alija Avdoviq” në fshatin Batincë në Komunën e Studeniçanit në vlerë prej 57 mijë euro dhe në shkollën “Svetozar Markoviq” në Nagoriçan të Vjetër në vlerë prej 52 mijë euro.

Ambasadorja e Japonisë, Keiko Haneda në nënshkrimin e sotëm të këtyre projekteve theksoi se me këtë edhe një herë konfirmohet miqësia e fuqishme dhe përkushtimi i Japonisë në mbështetjen e përpjekjeve socioekonomike për reforma dhe për integrim evropian të shtetit tonë.

“Këtë vit arritëm të bëjmë dhjetë grant projekte të reja me partnerët tanë nga rajone të ndryshme. Nga viti 1996 realizuam 148 projekte falë qeverisë, vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve publike të Maqedonisë së Veriut, populli japonez është i lumtur si mik i vendit tuaj se do të keni përfitime nga të gjitha këto projekte. Japonia do të vazhdojë t’i mbështesë reformat dhe përpjekjet tuaja, ndërsa unë do të bëj gjithçka që është në fuqinë time që ta përforcoj miqësinë tonë”, tha ambasadorja.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili mori pjesë në këtë ceremoni, disa vite më parë, afër 15 vite sektori shëndetësor merr mbështetje shumë të rëndësishme nga Ambasada dhe populli i Japonisë.

“Një karakteristikë e mirë e gjithë kësaj ndihme e cila vite më parë vjen nga Ambasada e Japonisë është ajo që është shumë mirë e përzgjedhur dhe shërben shumë mirë për këtë qëllim.  I shërben një grupi të ekspertëve, i shërben pacientëve, i shërben popullatës së gjerë e cila mbulon shërbime shëndetësore në qytet, rajon ose vend më të vogël, dhe një karakteristikë që qarkullon dhe ne punëtorët shëndetësorë shumë shpesh e përmendim është se gjithçka që është dhuruar nga ambasada japoneze ende funksionon”, shtoi Filipçe.

Japonia, siç potencoi sonte edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, është vend i cili mbetet një nga miqtë më të mëdhenj të jashtëm të vendit tonë, dhe e cila në vazhdimësi e mbështet shtetin në aspiratat për zhvillim dhe prosperitet të saj, përmes përmirësimit të kushteve dhe gjendjeve në shumë sfera dhe segmente shëndetësore.

“Ngjarja e sotme është konfirmim për këtë, që sot Japonia përsëri përmes përfaqësisë së saj diplomatike ndërsa në kuadër të grantit shumëvjeçar, program për financimin e projekteve të vogla për sigurinë njerëzore iu ndihmon shkollave, institucioneve shëndetësore, vetëqeverisjeve lokale që të sigurojnë kushte dhe mundësi më të mira për shfrytëzuesit e shërbimeve të tyre”, tha Ademi duke nënvizuar se përmes këtij programi i jepet rëndësi e veçantë arsimit në Maqedoninë e Veriut dhe në përmirësimin e kushteve në shkolla.

Në thelb, theksoi Ademi, avancimi i infrastrukturës arsimore dhe të cilësisë së mësimit në shkollat fillore dhe të mesme është prioritet i lartë i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Gjashtë projektet tjera të cilat ishin nënshkruar në nëntor dhe dhjetor janë projekte për përmirësimin e shërbimeve publike në komunën Gradsko, përmirësimin e mjedisit mjekësor në ISHP Shtëpia e Shëndetit Kratovë, sigurimin e një automjeti komunal në Komunën Mavrovë Rostushë, automjetit komunal në Komunën Probishtip dhe përmirësimin e rrethinës mjekësore të Institutit për Patofiziologji dhe Mjekësi Bërthamore në Shkup. fc/ 

Таг
Back to top button
Close
Close