0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiShoqëri

U ndanë mirënjohjet “Cilësia maqedonase 2019”

- Tetë kompani, shoqata kulturore-artistike dhe një institucion arsimor janë fituesit e sivjetmë të mirënjohjes "Cilësia maqedonase 2019". Manifestimin e ndarjes së mirënjohjeve tradicionalisht e organizoi Lidhja e Odave Ekonomike (LOE), nën patronazhin e presidentit të shtetit.

Shkup, 13 dhjetor 2019 (MIA) – Tetë kompani, shoqata kulturore-artistike dhe një institucion arsimor janë fituesit e sivjetmë të mirënjohjes “Cilësia maqedonase 2019”. Manifestimin e ndarjes së mirënjohjeve tradicionalisht e organizoi Lidhja e Odave Ekonomike (LOE), nën patronazhin e presidentit të shtetit.

“Pa arsim cilësor nuk ka kuadro cilësorë, ndërsa pa individë të arsimuar nuk ka as zhvillim ekonomik. Duhet të insistohet në ngritje të vazhdueshme të cilësisë së arsimit e cila duhet të jetë në hap me trendet aktuale dhe veçanërisht me nevojat e tregut të punës, porositi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i cili me këtë rast ndau edhe një nga mirënjohjet.

Pendarovski përmendi edhe se për zhvillim ekonomik nevojitet bashkëpunim mes politikanëve dhe bashkësisë së biznesit. Janë kyçe, shtoi, edhe sundimi i së drejtës, si dhe besimi në institucione.

Ai i inkurajoi fituesit e mirënjohjeve “Cilësia maqedonase 2019” që të vazhdojnë të kontribuojnë për zhvillim të ekonomisë në RMV.

“Ju jeni bartës të ekonomisë sonë kombëtare. Do të dëshiroja që t’iu inkurajoj edhe më tutje të krijoni cilësi, ndërsa si ambasadorë të brendit maqedonas e keni mbështetjen tonë në drejtim të avancimit  dhe promovimit të cilësisë sonë”, nënvizoi presidenti i shtetit.

Fitues të mirënjohjes “Cilësia maqedonase 2019” janë Nastell, Be-Da Logistik, FitoFarm, Birokom. Tifi Grup, Eurosurovina PA, Shkolla ndërkombëtare NOVA, Krivogashtani Promet, Pakomak dhe SHAKA “Mirçe Acev”. fc/

Back to top button
Close
Close