0_Maqedoni.PortalShoqëri

U.d kryetar i BFI-së, Reisul Ulema Shaqir Fetahu dërgoi urim me rastin e Kurban Bajramit

Ushtruesi i detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Shaqir efendi Fetahu, dërgoi porosi me rastin e  festës së Kurban Bajramit. Nga shërbimi për informim i BFI-së citojnë se për shkak të asaj që ai është pozitiv me Kovid-19, dhe për shkak të mbrojtjes së ekipeve gazetareske dhe bashkëpunëtorëve të tij,  porosia këtë vit është dërguar  me telefon.

Shkup, 30 korrik 2020 (MIA) – Ushtruesi i detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Shaqir efendi Fetahu, dërgoi porosi me rastin e  festës së Kurban Bajramit. Nga shërbimi për informim i BFI-së citojnë se për shkak të asaj që ai është pozitiv me Kovid-19, dhe për shkak të mbrojtjes së ekipeve gazetareske dhe bashkëpunëtorëve të tij,  porosia këtë vit është dërguar  me telefon.

“Ne vërtetë të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej Kurban për hir Zotin tënd! E ska dyshim se urrejtësi yt është farësosur!” (El-Kevther 1-3), me këto fjalë  të Librit të shenjtë të  Kuranit, u.d. kryetari i BFI-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut  Reis ul Ulema Shaqir efendi Fetahu, e filloi urimin dërguar  besimtarëve  për festën e nesërme Kurban Bajramin. Sipas tij me festimin e kësaj feste besimtarët bashkangjiten me gëzim nga e gjithë bota islame.

“Kjo është festë e madhe, sepse  në këto ditë përfundoi shpallja e  Kuranit të shenjtë, i cili e plotësoi islamin si religjioni i fundit  në historinë e njerëzimit dhe u bë koncept i jetës për të gjitha kohërat, vendet, dhe popujt ku  praktikohet. Ajo që e bën këtë festë të jetë më e madhe është që në këto ditë të kësaj feste kryhet shtylla e pestë  e islamit  – Haxhi, si obligim fetar për çdo mysliman,  i cili është i aftë  mentalisht, moralisht dhe materialisht”, thotë Reis ul Ulema Shaqir efendi Fetahu.

Ajo që e bën këtë festë  ende më të madhe është kryerja e obligimit  – që është vaxhib – therrja e Kurbanit nga ana e besimtarëve  të cilët kanë mundësi materiale.

“Therrja e Kurbanit nuk është punë e thjeshtë, ritual pa kurrfarë vlere; më saktë, ajo është punë e madhe, me kuptim të pashtershëm. Të ofrosh një flijim  do të thotë se  besimtari  ka gatishmëri të madhe  në çdo moment ta shfrytëzojë pasurinë që ia ka dhënë Allahu i Plotfuqishëm në shërbim për ta adhuruar  Allahun e Plotfuqishëm. Në të njëjtën kohë therrja e Kurbanit është gjesti më i madh i kujdesit  për njeriun,  si vepër më e madhe  e Zotit, ndërsa shpërndarja e mishit të tij  do të thotë solidaritet  në vepër që të mbillet  gëzim në këtë ditë të madhe  te të varfërit, te familjarët, te farefisi, te miqtë, te fqiu, si dhe te të gjithë ata  që i kemi përreth pa marë parasysh  përkatësinë fetare dhe kombëtare”, potencon Reis ul Ulema Shaqir efendi Fetahu.

Ditët e Kurban Bajramit  janë të shënuara, ditë të paharuara  për dashurinë ndaj Zotit dhe njeriut. Për atë,  le të jetë festë  e gëzimit, paqes, solidaritetit, mirëqenies dhe vëllazërisë tonë ndaj njëri tjetrit; festim i pajtimit të përbashkët, respektim të njëri-tjetrit, citon në urimin e tij Reis ul Ulema Shaqir efendi Fetahu. sa/

Back to top button
Close
Close